Gjendet çelësi që mund të çojë në trajtime të reja për kancerin e gjirit dhe madje ta parandalojë atë.

Shkencëtarët thonë se kura e trajtimit madje edhe parandalimit të kancerit është një proteinë që shkakton vdekjen e qelizave të sëmura para se ato të bëhen qeliza tumorale, përmes një procesi inflamator që gjithashtu mobilizon në masë mbrojtjen imune, duke bërë që është më e lehtë për trupin të njohë dhe eliminojë pjesët e dëmtuara.

Rezultati, i publikuar në revistën Nature, është konkluzioni në të cilin mbërritën një grup studiuesish të udhëhequr nga Universiteti Amerikan i Karolinës së Veriut në Chapel Hill dhe mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve që synojnë këtë proteinë, të quajtur Mre11.

Sa herë që një qelizë kanceroze ndahet, ajo pëson dëmtim të ADN-së së saj. Këto qeliza të dëmtuara zakonisht perceptohen si kërcënime nga trupi, i cili aktivizon një ‘sensor’ të dëmtuar të ADN-së, të quajtur cGAS, i aftë për të mbledhur qelizat e sistemit imunitar për të gjetur dhe eliminuar problemin. Në vitin 2020, megjithatë, u zbulua se ky sensor është ‘i bllokuar’, domethënë është gjithmonë në një gjendje të çaktivizuar për të parandaluar që ai të shkaktojë reagime inflamatore, përveç nëse është absolutisht e nevojshme.

Studiuesit e udhëhequr nga Min-Guk Cho dhe Rashmi Kumar kërkuan më pas çelësin që lejon cGAS të çlirohet nga ‘burgu’ i tij, duke e gjetur atë në proteinën Mre11. Në këtë mënyrë ata zbuluan gjithashtu se, duke ndërvepruar me njëri-tjetrin, sensori dhe proteina kryesore nisin një formë të specializuar të vdekjes qelizore të quajtur nekroptozë: ndryshe nga format e tjera të vdekjes qelizore, nekroptoza gjithashtu shkakton përgjigjen inflamatore dhe për këtë arsye aktivizon sistemin imunitar. e cila është kështu në gjendje të identifikojë qelizat kancerogjene ose ato që janë gati të bëhen kanceroze.

Top Channel