Vrasja e Gëzim Sinomatit, Artan Hoxha tregon kush ishte objektivi i vërtetë: Autori mund të jetë…

09/01/2024 16:01

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Top Talk tregoi se kush ishte objektivi i vërtetë në familjen Sinomati, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit.

Sipas gazetarit, autorët të cilët nuk ishin nga Vlora, nuk e kanë njohur viktimën, por kanë menduar se është vëllai i Sokol Sinomatit, pra xhaxhai i viktimës.

“Kanë marrë jetën një të riu që i kishte ardhur nga Belgjika 4 ditë para ngjarjes, te familja e të atit. Babai i tij është në burg, e ëma është jashtë Shqipërie dhe ka krijuar familje të re. Ka ardhur pas festave dhe pozicioni ku ka ndodhi ngjarja, mënyra etj, ka elementë që autori duke mos qenë vlonjat nuk e ka njohur viktimën dhe ka pasur si synim xhaxhain e tij.

Nga të dhënat që ka deri tani, xhaxhai i viktimës Benardi dy muajt e fundit ka qenë prezent të Vlorë, dhe kjo ka vënë në alarm palën tjetër. Ajo ishte shtëpia e të dy vëllezërve. Para dy vitesh është hedhur në erë automjeti i familjes, që lëvizte nëna e tyre.

Është godinë trekatëshe, makinës i është vendosur eksploziv, për t’i riaktivikuar hetimet por nuk u gjetën autorët. Ajo ngjarje u kujtua tani. Nuk ka qenë atentat por ka qenë kërcënim. Sokol Sinemati është ekstraduar për herë të dytë nga Belgjika, për herë të parë nga Italia.

Kur hyn në betejë synon që kundërshtarin ta dobësosh. Edhe Sokoli edhe Benardi kanë qenë të arrestuar. Benardi paraqet rrezik sepse Sokoli është në burg dhe mund të ketë kontakte”, tha Hoxha në Top Talk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA