Situata epidemiologjike në vend ka nisur të rëndohet pasi qarkullon gripi, Covid 19 dhe shume viroza.

Top Channel mëson se është shënuar rasti i i parë i humbjes së jetës për shkak të gripit. Një i moshuar nga Gjirokastra ka ndërruar jetë.

70-vjeçari u paraqit u në spitalin e Gjirokastrës me simptoma të gripit, temperaturë, ngarkesë në mushkëri. Por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u dërgua në Spitalin Infektiv në kryeqytet, ku mbërriti i intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.

Rastet me grip, por edhe me Covid 10 në vendin tonë, janë në rritje.

Top Channel