Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Top Talk zbuloi nëse ekzekutimi i Gëzimit Sinomatit ka qenë hakmarrje e vjetër apo çështje e re.
“Nëse themi hakmarrje ka një zanafillë nga se ka nisur, dhe mund të jetë një marrëveshje e shkuar keq në trafikun e narkotikëve. Vrasje pas vrasje shkon zinxhir. Mund të jetë nga ngjare të 97-ës, por nuk besoj sepse kanë pasur kohë për t’i dëmtuar, një pjesë e madhe e kundërshtarëve në atë kohë ose kanë dalë nga qarkullimi ose kanë vazhduar punët e veta.
Pra kjo është një ngjarje që ka ndodhur kohët e fundit. Njëra nga palët pati një lloj qetësie të rreme, por jo absolute. Kemi patur disa tentativa për atentat dhe të vrarë por jo të këtij niveli. Kemi patur tentativa për të vrarë në Lungomare, si rasti më i fundit në verë.
Kjo vrasje duhet të shërbejë edhe si një lloj indicie për të hapur dosjet e vjetra të Vlorës, jo të 97-ës”, tha gazetari Artan Hoxha në Top Talk.
Top Channel