“Djali i Sokol Sinomatit nuk ka asnjë rekord kriminal”, Hoxha: 22-vjeçari u rrit pa babain, nëna ishte….

09/01/2024 16:40

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Top Talk” zbuloi se 22-vjeçari Gëzim Sinemati, i cili u vra në një antentat në ballkonin e banesës së tij, nuk kishte asnjë rekord kriminal.

Sipas tij, ai u rrit pa babain e tij, Sokol Sinomatin, pasi babai i tij duke qenë një person me precedent kriminal, e ka kaluar jetën e tij në burgje ose në kërkim, ndërsa nëna e tij jeton jashtë shtetit.

“Gëzim Sinomati ka qenë një fëmijë që nuk e ka pasur pranë babain e vet. Për aq moshë sa ka pjesën dërrmuese babai i vet ka qenë ose në burg ose kërkim. Nëna është jashtë shtetit për shkak të divorcit dhe ka krijuar familje të re. Edhe vëllai i Sokol Sinematit, Benardi, kanë qenë bashkë në Belgjikë dhe djali i vrarë ka marrë dokumente belge”, tha gazetari.

Hoxha tha se duke qenë se 22-vjeçari kishte letra belge, autoritetet e Belgjikës mund të nisin hetime për ngjarjen e ndodhur.

I biri ka qenë në shkollë atje, nuk ka asnjë rekord kriminal. Ka jetuar me xhaxhin dhe të atin por autoritetet belge dhe ato tonat nuk kanë rekorde për djalin, prandaj them që mund të ketë qenë xhaxhai synimi i autorëve për ta vrarë. Nuk e di nëse autoritetet belge do të këtë një hetim. Goditja që i ka dhënë në kokë viktimës e ka patur të qartë pamjen por e ka ngatërruar me xhaxhain, sepse nuk e ka njohur”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA