Thirrja e Milaim Zekës për Ballën: Vendosni police të trajtojnë dhunën në familje! Policët rrahin gratë e fëmijët…

08/01/2024 11:06

Gazetari Milaim Zeka i ftuar në “Wake Up” ka folur për dhunën në familje, duke veçuar rastin e Bedrie Lokës.

Ai i bën thirrje qeverisë që në polici trajtimin e dhunës në familje ta bëjnë policet gra dhe jo meshkujt, pasi ata e pëlqejnë dhunën. Sipas tij si policët shqiptarë ashtu dhe kosovarë ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve të tyre në shtëpi.

“I bëj thirrje ministrit Balla duhet urgjentisht në polici, trajtimin e dhunës në familje, ta bëjnë policet femra, jo meshkujt. Unë kam plot raste në Shqipëri dhe Kosovë kur femrat vijnë e më thonë që isha në polici dhe polici më tha hajd mo shko tek shtëpia, tek burri jot se mirë ta ka bërë. Domethënë ne e pëlqejmë dhunën. Meshkujve policë nuk i bën përshtypje se i fut shpullë fëmijës në rrugë, aty tek Blloku para të gjithë njerëzve. Ata përjetojnë orgazëm, pjesa dërmuese e policëve në Shqipëri dhe Kosovë përdorin vetë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve të tyre, mos flas për dhunën psikologjike që ajo është 24 orë në ditë”, u shpreh Zeka.

Top Channel