Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër, fermerët: Nuk mbulojmë as shpenzimet

09/11/2026 15:29

Në Elbasan fermerët kanë nisur vjeljen e ullirit, por prodhimi i bollshëm i këtij viti duket se ka ndikuar në çmimin e vajit.

Sipas fermerëve, me çmimin 400-500 lekë litri të vajit të ullirit nuk mbulohen as shpenzimet.

Qarku i Elbasanit prodhon në masë vajin e ullirit teksa fabrikat kanë investuar në teknologjinë e prodhimit për të garantuar produkt cilësor.

Fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti për krijimin e lehtësirave në eksport dhe në ndërtimin e pikave të grumbullimit.

Top Channel