Fotot/ Nga JLo, Selena Gomez te Dua Lipa, si dukeshin yjet në tapetin e kuq në “Golden Globes 2024”

08/01/2024 12:33

Golden Globes është eventi më i rëndësishëm i ceremonisë së çmimeve të kinematografisë, atyre Oscar.

Oppenheimer dhe Succession ishin fituesit e mëdhenj të Golden Globes të këtij viti.
Ndërkohë, të famshmit parakaluan në tapetin e kuq ku treguan paraqitjet e tyre të mrekullueshme përpara ceremonisë, me Margot Robbie, Jennifer Lawrence, Jennifer Lopez, Taylor Swift, Bradley Cooper, Dua Lipa, Angela Bassett, Leonardo DiCaprio dhe Helen Mirren, ishin të ftuarit kryesorë në event.

Yjet shpalosën në Los Angelos tendencat më të fundit të modës. Margot Robbie, ylli i filmit Barbie dukej e mrekullueshme, me një fustan rozë të gjatë me tyl të mbështjellë te krahët. Vëmendje mori edhe diva e muzikës, Jennifer Lopez e cila mbante të veshur një fustan ‘baby pink’ që dukej shumë sensuale. Selena Gomez gjithashtu dukej mahnitëse e veshur me një fustan të kuq Armani Privé. Në listën e të veshurve më mirë ishte edhe Dua Lipa, e veshur si një instrument muzikor gjë që ka kuptim për atë pasi u nominua për këngën më të mirë origjinale “Dance the Night Away”. Nuk kishte si të mungonte edhe Taylor Swift, e cila rrëmbeu vëmendjen me një fustan të gjelbër Gucci që i rrinte mbas trupi.

FOTO GALERI
2/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA