Foto/ “Benzi” luksoz i Miss-it shqiptar do të përdoret nga policia! E mori dhuratë, por ia sekuestruan

06/01/2024 11:29

Makina luksoze e sekuestruar e modeles Trejsi Sejdini, do t’i shtohet Policisë së Shtetit. 

Bëhet fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila mendohet se kap vlerën mbi 100 mijë euro, ndërsa është sekuestruar në shtator të vitit 2019, ku sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të saj.

Ish-Miss “Univers Albania 2018” deklaroi se këtë automjet e kishte marrë dhuratë për ditëlindje, ndërsa shpesh postonte foto në rrjetet e saj sociale.

Ky vendim erdhi pas ligjit të ri, sipas të cilit makinat luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale do të kalojnë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe do të përdoren prej tyre.

Makina e Trejsit i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por që askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA