Weston McKennie u rikthye këtë verë te Juventus pas huazimit në Angli te Leeds United.
Mesfushori duket se ka gjetur vazhdimësinë dhe është përshtatur me Serie A, pasi trajneri Massimiliano Allegri po i dhuron besim dhe amerikani deri më tani është aktivizuar në të 18 ndeshjet e Serie A duke dhuruar edhe dy asistë.
Së fundmi, 25-vjeçari theksoi se i duket sikur e ka veshur për herë të parë fanellën e Juventus, ndërsa shtoi se ka si objektiv të qëndrojë për shumë kohë në kampin torinez dhe të fitojë titullin.
“E dija se bëra një figurë të shmëtuar kur u largova nga Leeds, por i vendosa vetes një objektiv; Vendosa të rikthehesha te Juventus me një tjetër mentalitet dhe ta merrja këtë sfidë sikur ishte hera e parë në karrierë.
Më duhet të tregoj edhe njëherë nga fillimi se kush jam unë. Dua të qëndroj për shumë kohë te Juventus dhe të fitoj kampionatin me bardhezinjtë. Ky është objektiv i të gjithë grupit, të rikthejmë Juventusin aty ku i takon. Dua që këtë plan ta realizojmë sa më shpejt dhe njëkohësisht të rikthehemi në Champions League”, u shpreh McKennie. /Supersport
Top Channel