Juventusi lëviz “pas krahëve”, kërkon t’i rrëmbejë Interit mbrojtësin portugez

04/01/2024 20:34

Tiago Djalò dukej një lojtar që i ishte premtuar Interit për verën e ardhshme, por zikaltrit po tentojnë ta afrojnë nënshkrimin me të në janar.

Mirëpo në orët e fundit po bëhen përpjekje për ta transferuar tek Juventusi. 23-vjeçari i lindur në vitin 2000 dhe me kombësi portugeze, aktualisht luan për Lille.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor, por “Zonja e Vjetër” po përpiqet t’i sigurojë shërbimet e futbollistit në këtë merkato janari.

Bardhezinjtë janë gati të paguajnë një shumë të caktuar për kartonin, që do të shkonte në arkat e Lille. Klubi francez gjithashtu do të ishte i gatshëm ta shiste, për të maksimalizuar përfitimin nga kartoni i tij.

Në ditët në vijim do të kuptohet nëse lëvizja do të jetë e suksesshme dhe, në rast të blerjes së Tiago Djalò nga “Zonja e Vjetër, drejtuesit e Juventusit do të duhet të vendosin nëse do ta përfshijnë menjëherë në ekipin e parë apo ndoshta do ta huazojnë diku tjetër për gjashtë muajt e ardhshëm./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA