Neymar ndodhet në periudhën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren e Brazilit në ndeshjen e vlefshme për kupën e Amerikës.
Ylli i futbollit u bë baba për herë të dytë përpara disa muajsh, pasi ish-partnerja e tij, Bruna Biankardi, solli në jetë vajzën e tyre Maria dhe pak më vonë ata konfirmuan ndarjen.
Por duket se në Brazil flitet për një lajm akoma dhe më të bujshëm. Bëhet me dije se Neymar është në pritje të fëmijës së tij të tretë dhe jo me Biankardin. Flitet se nëna është një tjetër modele braziliane dhe është me tre-muajshe shtatzënë, kjo të paktën sipas gazetari brazilian i showbiz-it, Leo Dias: “Neymar do të bëhet baba për herë të tretë. Mamaja është një modele braziliane dhe është tre-muajshe. Ajo ngeli shtatzënë kur kishte një lidhje intime me futbollistin, ndërkohë që ai po rikuperohej nga dëmtimi. Tashmë nëna duhet të kryejë disa teste për të parë nëse është në gjendje të mirë. Shtatzania ishte një surprizë, por ata kishin një romancë.”
Përsa i përket karrierës, futbollisti nuk po kalon momentin e tij më të mirë. Demtimet e kanë ndjekur nga pas që pas transferimit të tij në Arabinë Saudite ku përfiton një pagë të çmendur vjetore. Kujtojmë që pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, jo pak yje të futbollit kanë zgjedhur të transferohen dhe të luajnë në kampionatin e Arabisë Saudite,
Top Channel