Piotr Zielinski është më pranë se kurrë Interit dhe transferimit në Milano nga Napoli.
Mesfushori i avancuar me tipare sulmuese nuk ka rinovuar kontratën me të kaltrit dhe sipas mediave italiane, drejtori i Inter, Beppe Marotta ka “djegur” konkurrencën për polakun që ishte në radarin e Juventus, Leipzig dhe West Ham.
Po sipas mediave përtej Adriatikut, Zielinski pritet që në verë të firmosë një kontratë katërvjeçare ose thënë ndryshe 3 vite bazë plus një ekstra në varësi të rendimentit dhe nga kjo kontratë do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.
Por, nëse përfshihen edhe bonuset kjo shifër mund të shkojë përtej pesë milionë eurove duke e tejkaluar pagën që përfiton aktualisht nga Napoli.
Një goditje për notën 10 kjo e Inter, që afron një lojtar me shumë eksperiencë dhe që e njeh mjaft mire Serie A, aq më tepër që në këtë rast zikaltërit mposhtën Juventusin dhe dobësojnë një kundërshtar si Napoli./Supersport
Top Channel