Rinovimi me Realin, oferta e “Seleçaos”… Ancelotti: S’e di nëse Brazili do të më dojë

02/01/2024 17:59

Pasi u përfol gatë se do të merrte rolin e trajnerit të Brazilit, Carlo Ancelotti e e “sqaroi” një herë e mirë të ardhmen e tij në fund të vitit së sapo lamë mas me rinovimin e kontratës me Realin.

“Jam shumë i kënaqur me rinovimin. Ishte e thjeshtë. Ndodhi shpejt. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj si trajner i Realit edhe për dy vite të tjera”, tha trajneri në një konferencë për shtyp, duke shtuar: “Gjithmonë e kam thënë se nuk kam nxitim për të rinovuar. Klubi vendosi ta bëjë këtë tani sepse ndoshta janë të kënaqur me punën dhe duan të vazhdojnë”.

Kontrata tashmë është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe italiani shpjegon se çfarë e pret më pas. “Kur mbaron? Nuk e di. Mund të vazhdoj këtu pas vitit 2026, pas suksesit që mund të kemi. Shpresoj të jem trajner në 2027 dhe 2028. Më pëlqen Reali dhe dua të qëndroj këtu”, tha italiani.

Lidhur me interesimin e Brazilit, Ancelotti shpjegoi: “Të gjithë e dinë, kam pasur kontakte me ish-presidentin e Federatës së Brazilit. Dua të falënderoj përzemërsinë dhe interesin e treguar nga Ednaldo Rodrigues. U ndjeva i nderuar, por kjo varej nga situata me Real Madridin. Në fund gjërat ndodhën ashtu siç doja: qëndrova këtu. Nuk e di nëse Brazili do të më dojë në vitin 2026, nuk e di, nuk e di nëse janë të mërzitur me vendimin tim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA