I shoqëruar me efektivë të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri te varri i gjyshes së tij, Fredi Beleri mbërriti në varrezat e Himarës.
Nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë varrezave, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mori pjesë në varrimin e gjyshes, që ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare.
Edhe gjatë momentit të ceremonisë mortore, të shumtë kanë qenë forcat e policisë, ndërsa qindra qytetarë të Himarës dhe simpatizantë që prisnin Belerin, kanë brohoritur me thirrje në mbështetje të tij.
Beleri qëndron në burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Top Channel