Në mbyllje të vitit 2023 edhe sporti I Bilardos ka përballur më të mirët kombëtarë dh endërkombëtarë të Shqipërisë në aktivitetin e 8 më të mirëve.
Si pak federate sportive në vendin tonë, në bilardo Shqipëria ka një kampion bote, ose më saktë katër herë kampionin e botës me origjinë nga Laci Eklent Kaci i cili pas një fillimi me titullin botëror këtë vit gjërat përfunduan jo dhe aq mirë.
“Viti 2023 filloi si mos më mirë ku u shpall akmapion bote, dola I dyti tek ëorld pool master, fitova UK Open me 256 lojtarë dhe pas këtij aktiviteti vendosa të bëja një udhëtim në mal me makina of road aty ku pata një fatkeqësi pasi theva dorën. Pjesa tjetër e vitit më shkoi nëpër spitale dhe me fizioterapi. Por në 2024 besoj që do të jem në rregull për të luajtur”, tha Eklent Kaci, kampion bote në bilardo.
Po sa ka ndikuar ky dëmtim I tij në performancën në lojë?
“Kam patur disa problem në fillim por tani jam më mirë dhe nuk kam më problem në lojë. Për fat të mirë ishte dora e majtë dhe jo e djathta që bën punën më të madhe në këtë lojë”, tha ai.
Po cilat janë sfidat e ardhshme të Kacit?
“Aktivitetet vazhdojnë në shkurt, ku unë jam kampion I botës në 10-tsh dhe kam një record szhumë të mirë aty shpresoj ta mbaj. Jam I vetmi që kam fituar Botërorin e 10-tshit 2 herë brenda 3 viteve. Ndihme mirë në këtë lojë dhe besoj do ta ffitoj prap. Do të mundohem që edhe 2024 të ket të njëjtin start si viti 2023”, shtoi Kaci.
Botërori I bilardos do të zhvillohet në qytetin e Durrësit nga fundi I janarit në 10-të ditëshin e parë të shkurtit ku presidenti I federatës së Bilardos Edmond Loku na tregon dicka më tepër.
“Janë të rinj të rritur dhe femra. Do të vijnë 1000 bilardist dhe është një sukses shumë I madh që ne arritëm ta sjellim këtë kampionat botëror në shqipëri sepse nuk është pak”, tha Loku, president i Federatës shqiptare të Bilardos.
Top Channel