Sirena gjermane për Gnonton, sulmuesi i Italisë drejt Bundesligës

29/12/2023 19:09

Wilfried Gnonto pranë kalimit në Bundesligën gjermane.

Sulmuesi i kombëtares italiane, nuk po përfiton shumë minuta te Leeds United në Championship.

20-vjeçari ka përfunduar në radarin e Freiburgut, aty ku do të gjente edhe një tjetër italian: Vincenzo Grifon.

Klubi gjerman ofron 15 mln euro për kartonin e Gnontos, por drejtuesit e Leeds United kërkojnë 20 mln euro.

Distanca nuk është e ndjeshme dhe në ditët e ardhshme pritet të arrihet marrëveshja zyrtare mes dy klubeve.

13 ndeshje dhe 1 gol numëron Gnonto me kombëtaren italiane. Nga ana tjetër, Freiburgu renditet në vendin e tetë në kampionat.

Ndërkohë, skuadra gjermane do të sfidojë francezët e Lensit në raundin e 1/16-ve në Europa League/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA