
25/02 09:55
Real Madrid është duke menduar për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe diçka të tillë dëshiron që ta bëjë që në merkaton e dimrit.
Sipas medieve italiane, klubi spanjoll e ka fokusin te lojtari i Lazio-s, Mario Gila.
Duke ditur se në javët e fundit, Gila ka gjetur gjithmonë e më shumë hapësirë te Lazio, largimi i tij në janar vështirë se mund të ndodhë.
Megjithatë madrilenët nuk kanë ndërmend të heqin dorë, pasi e shohin Gila-n si zëvendësues të Alaba, teksa duhet theksuar se mbrojtësi i Lazio-s u rrit në ekipin e të rinjve të “Los Blancos” dhe për të do të ishte një rikthim.
Top Channel