Inis Gjoni emocionon me fjalët për motrën e ndjerë: Mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë

29/12/2023 11:16

Sot, në ditën kur është kthyer në Shqipëri trupi i pajetë i motrës së saj, këngëtarja Inis Gjoni ka reaguar në një postim prekës në rrjetet sociale.

Këngëtarja shprehet se dhimbja nga humbja e motrës, i ka ‘dërmuar zemrën’, dhe ajo do të jetë mendimi që do e zgjojë e do e ngrysë deri në fund të jetës.

“Ildës, mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë të jetës sime! Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë.
Je nisur drejt Zotit, që me shumë besim dhe përulësi i lutemi të të strehojë tek kopshtet e Parajsës.
Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona.

Çdo orë e ketyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty. Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria energjia dhe mirësia jote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd.

Fëmijët e tu të bukur dhe të mbarë do jenë amaneti yt i gjallë që neve së bashku të qëndrojmë gjithmonë një familje e fortë, me vlera dhe me qëllime të forta. Sot do mbesin dhe shumë shumë radhë të tjera pa shkruar, por që cdo natë do ti them kur të takoj në ëndrra, ti ëngjëll në qiell dhe unë duke lotuar në shtrat nga malli për ty. Zoti u kujdestë për ty dhe për çdo nënë që largohet nga kjo jetë që mbetet një udhëtim i ashpër dhe me fund të sigurt. Amiin!”-shkruan Inis Gjoni.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by inisgjoni (@inisgjoni)

Ilda Gjoni, motra e madhe e Inis dhe Ingrit Gjonit, u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.

Top Channel