2 persona ranë në pranga në Fier, për posedim cannabisi dhe për raste dhune, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza, me qëllim shitjen. Gjithashtu, sepse ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi ka dalë nga banesa, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe për motive të dobëta, në një lokal, ka goditur me grushte, 2 shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel