Kryetari i jurisë së “Dancing With The Stars”, Ilir Shaqiri dhuroi një performancë elektrizuese këtë natë finale në skenën e kërcimit.

Ndërsa prej javësh ka kritikuar konkurrentët, këtë natë ai zgjodhi të vishte kostumin e kërcimit.

Ai shoqërohej nga balerinët profesionistë të këtij edicioni, ai dhuroi performancë të jashtëzakonshme duke i lënë të gjithë me gojëhapur.

“Ç’ ishte ky eros, shpërtheu gjithë ky eros?!”, u shpreh Olta.

Ai u shpreh se emocionin më të madh vetëm në këtë skenë e ka ndjerë.

“Realisht shumë i lumtur sepse kjo skenë përcjell emocione, të gjithë balerinët të cilët janë super ansambël i Top Channel që kërcejnë dhe dhurojnë atë lloj emocioni që vetëm këtu i kam ndjerë, kënaqësi të jesh pjesë e kësaj gjëje, Jora një super partnere”, tha Iliri.

Top Channel