Arnita dhe Eni nisën garën e finales së madhe të “Dancing With The Stars” me një tango, që u realizua në perfeksion.

Performanca e tyre që u realizua nën shoqërinë e balerinëve të tjerë profesionistë, u performua për të dytën herë nga çifti.

Juria mbeti e mahnitur nga kërcimi, të cilën e konsideruan më të mirën të realizuar në programin e kërcimit.

Ilir Shaqiri: Do të kisha thënë që që atë puntatë e mrekullueshme. Isha i sigurt që një performancë të tillë ta shohësh shumë herë. Do të thoja perfeksion, të lumtë!

Valbona Selimllari: Çfarë ti shtoj perfeksionit që po thotë Iliri?! Pashë një çift balerinësh, një mrekulli.

Lori Bala: Ishte shumë mirë, më rrëqethi mishin teksa e shihja. Bravoi Arnita!

Olta Gixhari: Jam shumë e lumtur që po të shoh në finale. Është tangoja që unë dhashë 10. Jam e lumtur që je në finale.

Komentet pozitive të jurisë u pasqyruan në pikë, pasi Arnita dhe Eni u vlerësuan me pikët maksimale, pra 40. Nëse ju ka pëlqyer kërcimi i tyre, për publikun qëndron i hapur votimi në VIP1.

Top Channel