“Problemi kryesor, arbitrazhi”, Andoni në ‘Top Talk’: Strukturat europiane duan ta mbajnë të përkëdhelur Serbinë

29/12/2023 16:25

Gazetari Ben Andoni, i ftuar në “Top Talk” foli tregoi tre problemet kryesore të dialogut të Brukselit.

Ben Andoni: Gjykata Kushtetuese në kthimin e 21 neneve, për çdo nen që e kthehu dha dhe shpjegimet si mund të riparoheshin.

Kurti kur erdhi e kishte dialogun prioritet të shtatë, më pas i katërt, tani e ka të parë.

Problemi kryesor është arbitrazhi. Brukseli ka shkuar te interesat e Kosovës, por ky institucion nuk e respekton.

Problemi i dytë është është financimi se si do ekzistojë bashkësia, që tani ka marrë emërtesë tjetër.

Problemi i tretë, disa nga projektet si mjedisi ose pjesa urbane, kanë të drejtë që të ndërhyjnë në planet e mëdha të qeverisë së Kosovës.

Strukturat evropiane duan ta mbajnë Serbinë gjithmonë të përkëdhelur. Serbia ka marrëdhënie të mira me SHBA, Kinën dhe Rusinë. Të gjitha këto prevalojnë mbi sherret e Kurtit dhe Osmanit se situata është shpërthyese.

Në situata të tilla drafti duhet të shkonte të këshillohej te gjykata kushtetuese pastaj të gjykoheshe”, tha Andoni.

Pë sa i përket marrëdhënieve Osmani- Kurti, Analisti Melazim Koci tha:” Mund ta quajmë ftohje, jounitet, përçarje, por Osmani e tha se propozimi i saj ka qenë ai dhe Kurti nuk është pajtuar. Ka jounitet midis presidentes dhe Kurtit, ose mospajtime ndaj draftit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA