Blerim Sahitaj largohet nga Kukësi. Klubi dhe lojtari kanë arritur me marrëveshje ndërprerjen e bashkëpunimit, vetëm 6 muaj pasi ishte lidhur akordi mes tyre.
23-vjeçari nga Prizreni ishte afrimi i parë i verës, por njëkohësisht bëhet dhe i pari lojtar që “divorcohet” me verilindorët në merkaton dimërore.
Gjatë gjysmës së parë të sezonit, mbrojtësi i majtë luajti vetëm 4 ndeshje në kampionat. Me vetëm dy nga minuta e parë, duke mos gjetur dot besimin e stafit teknik.
Mungesa e hapësirave bëri që palët të negociojnë mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit që u realizua mesditën e së enjtes.
Kukësi aktualisht ndodhet në vendin e parafundit të renditjes, teksa ka grumbulluar vetëm 19 pikë pas 18 ndeshjesh. Skuadra e Stavri Nicës është 2 pikë larg Laçit dhe Erzenit, ndërkohë që ndjen presionin e Teutës së vendit të fundit që numëron 3 pikë më pak.
Top Channel