Dani Alves pas hekurave, bashkëshortja: Tentova vetëvrasjen…

28/12/2023 12:11

Dani Alves prej thuajse një viti është pas hekurave në një burg të Barcelonës, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në fundin e dhjetorit të shkuar.

Braziliani do të dalë para drejtësisë në javët e ardhshme dhe nëse vërtetohen akuzat, rrezikon një dënim me burg deri në nëntë vite.

Së fundmi, bashkëshortja e ish-futbollistit, modelja Joana Sanz tregon në rrjetet sociale se e ka vuajtur shumë këtë periudhë ndërsa thekson se ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“Bashkëshorti im më la vetëm në momentin tim më të vështirë, më zhgënjeu në momentin kur më shumë ia kisha nevojën. Kam tentuar edhe vetëvrasjen sepse kishte një moment ku nuk mundesha më”, zbuloi modelja në rrjetet sociale, teksa para arrestimit të Alves, Joana Sanz humbi edhe mamanë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA