Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur bizneset ushqimore si magazinet ushqimore, marketet dhe supermarketet për mangësi dokumentacioni, për të garantuar sigurinë ushqimore këtë vit.
Inspektorët e Drejtorive Rajonale të AKU Durrës, Korçë dhe Fier kanë konstatuar shkelje nga këto subjekte dhe kanë vendosur masa administrative me vlerën 300 mijë lekë dhe kanë bllokuar produkte ushqimore.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në këtë fundviti.
Trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të AKU Durrës, Korçë dhe Fier gjatë inspektimeve të kryera në subjekte me natyrë aktiviteti “magazinë ushqimore”, “market” dhe “supermarket” konstatuan mangësi në dokumentacion.
Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 300.000 lekë si dhe bllokim produkti deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët për sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton për forcimin e bashkëpunimit për ndëshkimin e paligjshmërisë”, thuhet në një njoftim të AKU në rrjetet sociale.
Top Channel