Një aksident ka ndodhur orëve të mbrëmjes në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në Gllamnik.

Një “Golf 6” është përplasur me një mjet tjetër. Në këtë aksident janë shkaktuar dëme materiale, por nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel