
20/02 14:49
Paulo Dybala është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe sipas medieve italiane shtohen ndjeshëm shanset për ta parë sulmuesin si titullar në ndeshjen e së premtes në mbrëmje kundër Juventus-it që do luhet në “Allianz Stadium”.
Vendimi përfundimtar do të merret nesër, por me kalimin e orëve, situata për Dybala-n duket edhe më e favorshme.
Megjithatë, qëllimi kryesor i trajnerit Jose Mourinho është që të mos rrezikojë, duke pasur parasysh historinë mjekësore të argjentinasit.
Teksa vetë Dybala është i etur për të qenë titullar në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij./ Super Sport
Top Channel