Temperatura deri në 33 gradë dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Deputeti Flamur Noka kryeson protestuesit demokratë në aksionin për të bllokuar rrugën në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”.
Teksa dhjetëra protestues qëndrojnë në mes të rrugës, Noka i kërkon policit të kthejë pas urbanin, i vendosur për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe qindra mbështetës po protestojnë sot para Gjykatës së Lartë, e cila pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.
Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.
Gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.
Top Channel