Një skemë korrupsioni në Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, përmes së cilës disa punonjës merrnin nga dy paga, u zbulua nga Prokuroria e Tiranës.
Hetimi filloi pasi shtetasi me iniciale S.Zh, specialist në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie ka regjistruar nga dy herë emrat e katër punonjësve, përfshirë edhe veten.
Kështu, shtetasit me iniciale S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, janë paguar dyfish nga prilli i vitit 2018 deri në korrik 2023, duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë.
Bazuar në këto hetime, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën “Arrest në burg” për shtetasit S.Zh dhe E.L, ndërsa për shtetasit R.L dhe A.Xh, masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Top Channel