Mijëra marshojnë kundër masave të shtrëngimit të kryeministrit të ri të Argjentinës

27/12/2023 19:11

Mijëra protestues u mblodhën sot në Buenos Aires për të kundërshtuar masat drastike financiare të shpallura nga presidenti sapozgjedhur i Argjentinës, Javier Milei duke kërkuar që gjykata t’i shpallë ato anti-kushtetuese.

Ekonomia e tretë më e madhe e Amerikës Latine është urdhëruar të kursejë pas disa dekadash borxhe dhe keqmenaxhim financiar, teksa 40 përqind e vendasve raportohet se jetojnë në varfëri.

Por lideri i ri Javier Milei ka prezantuar një seri masazh sipas tij për “derregullimin e ekonomisë” me anë të eliminimit të një serie ligjesh e kontrollesh me dekret presidencial, kryesisht në lidhje me praktikat e punës apo qiratë e banimit.

Milei, i cili u zgjodh në zyrë 10 ditë më parë, është zotuar të ulë inflacionin prandaj thotë se kjo mund të bëhet vetëm “tronditje ekonomike” që sigurisht do të bjerë kryesisht në kurrizin e popullit.

Milei kërkon të “modernizojë ligjet e punës për të lehtësuar krijimin e vendeve të punës”, si dhe do të ndryshojë praktikat në favor të punëdhënësve në fusha si turizmi, farmaceutika, interneti, prodhimi i verës dhe tregtia.

Por fjalimi tij nxorri mijëra njerëz në rrugët para Kongresit të Argjentinës teksa protestuesit trokisnin lugë e tenxhere dhe valëvisnin flamurin kombëtar.

“Jam këtu sepse ky dekret më tmerron. Ligjet e reja të tregut të punës dhe të qirave vështirësojnë akoma më shumë jetesën në një kohë kur të rinjtë nuk gjejnë dot punësim”, tha për rrjetin AFP mësuesi Nicolas Waiselbaum.

Milei ka njoftuar gjithashtu se po ndalon projektet publike të ndërtimit dhe reklamat shtetërore, teksa masat e tij janë vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili i ka dhënë Argjentinës një hua 44 miliardë dollarë.

FOTO GALERI
2/5
Milei, i cili u zgjodh në zyrë 10 ditë më parë, është zotuar të ulë inflacionin prandaj thotë se kjo mund të bëhet vetëm "tronditje ekonomike" që sigurisht do të bjerë kryesisht në kurrizin e popullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA