Ambulanca përplaset ‘kokë më kokë’ me autobusin me 47 fëmijë dhe shpërthen në flakë! Ndërron jetë mjeku shqiptar dhe 3 të tjerë

27/12/2023 21:23

Detaje të reja nga aksidenti në Urbino të Italisë.

Mediet italiane bëjnë me dije se viktimat e aksidentit kokë më kokë mes ambulancës dhe autobusit me 47 fëmijë në bord janë ekipi i urgjencës dhe pacienti në bordin e ambulances.

Mësohet se shqiptari mes viktimave ishte një mjek 40-vjeçar. Ndërkaq, viktimat e tjera janë infermierja gjithashtu dyzet vjeç, shoferi gjashtëdhjetë vjeç dhe pacienti i transportuar, një i moshuar 85 vjeç.

Katër fëmijë dhe tre shoqërues u plagosën lehtë dhe u transportuan në spitalet e Pesaros dhe Urbinos për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u larguan. Shoferi i autobusit ishte praktikisht i padëmtuar, por i tronditur nga ngjarja.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA