Fundi i vitit 2023 ka vendosur në punë Napolin, me drejtuesit që nuk po mendojnë vetëm për merkato janarit, por edhe për rinovimet.
Pak orë pas firmës së Osimhen, te Napoli tani mendojnë për të ardhmen e Piotr Zielinskit, me polakun që ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës me kampionët e Italisë.
Zërat për largimin e tij apo interesimi i Interit dhe Juventusit, po shtohen nga dita në ditë, teksa presidenti De Laurentiis u shpreh se klubi i ka ofruar gjithçka lojtarit.
“Zielinski tha se donte të qëndronte te Napoli përgjithmonë, por midis të thënurit dhe të bërit ka diçka në mes. Kuptohet që ai ende nuk ka vendosur çfarë do të bëjë, ne i kemi propozuar ofertën tonë” – tha numri një i klubit.
Kontrata e Piotr Zielinskit me Napolin skadon në verën e vitit 2024 dhe tashmë situata nuk duket shumë e qetë./SuperSport
Top Channel