Nëse nuk e keni vendosur çfarë të lexoni për pushime, Barack Obama ka publikuar listën me librat e tij të preferuar për vitin 2023

26/12/2023 09:36

Ashtu siç ka bërë në të kaluarën, ish-presidenti Barack Obama ka marrë përsipër detyrën të reklamojë librat e tij të preferuar.

Disa nga librat e tij të preferuar të vitit janë përzgjedhje të përsëritura.

“Këtu janë librat që kam lexuar me kënaqësi. Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre. Dhe nëse mundeni, blini në një librari ose shkoni në bibliotekën tuaj lokale”, tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

Ai premtoi se do të publikojë listën me filmat e tij të preferuar dhe muzikës.

Në listën përfundimtare të librave të tij të preferuar përfshiheshin librat më të shitur si “The Heaven & Earth Grocery Story” i James McBride, “The Wager” i David Grann dhe “King” i Jonathan Eig.

Top Channel