Pas dy barazimeve radhazi me Manchester United dhe Arsenal, Liverpool u rikthye te fitorja në transfertë teksa të kuqtë mposhtën Burnely me shifrat 0-2.
Golin e parë për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp e shënoi Darwin Nunez në minutën e gjashtë të pjesës së parë. Uruguajani goditi bukur në hyrje të zonës kundërshtar dhe e dërgoi topin në cepin më të largët të portës së mbrojtur nga portieri Trafford.
Në vijim, Liverpooli iu anulua një gol i Gakpo për një faull të Nunez ndërsa Salah iu afrua golit të dytë, por u ndal nga shtylla. Edhe në fraksionin e dytë, miqve iu anulua një gol teksa Elliot ishte i pafat pasi në trajektoren e goditjes së tij ishte Salah në pozicion jashtë loje.
Gjithsesi, edhe me vetëm një gol avantazh, Liverpool e menaxhoi më së miri ndeshjen dhe në fund e gjeti golin e dytë. Ai që realizoi ishte Diogo Jota pas një asisti të Luis Diaz.
Kështu, Liverpool e arriti objektivin dhe doli me tre pikët nga transferta. Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë të Premier League ndërsa nga ana tjetër, Burnley i Vincent Kompany mbetet në vendin e 19 me 11 pikë./ Supersport
Top Channel