Vodhi një makinë të cilën e mbante në servisin e tij, arrestohet 42-vjeçari! Nën hetim një adoleshent

25/12/2023 09:59

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga pasi vodhi një automjet, i cili u gjet më pas në servisin e tij në fshatin Gjoricë, të Dibrës.

Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në servisin e 42-vjeçarit me iniciale M. O., ku kanë gjetur automjetin e vjedhur, me të cilin ka lëvizur ditën që ka kryer vjedhjen. Ngjarja ka ndodhur më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”.

Gjithashtu është nën hetim në gjendje të lirë një 17-vjeçar, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në rrugën “Mikel Maruli”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Nga hetimet dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën “Ndre Mjeda”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA