
Nga dy shokë klase në prindër të tre fëmijëve! Historia prekëse e Diogo Jotës dhe partneres së tij Rute, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës
04/07 08:09
Conor Gallagher ka përfunduar në merkato. Chelsea është gati ta shesë qendërmesfushorin në merkaton e janarit nëse vjen një ofertë 40 milionë paund.
23-vjeçari është një element i rëndësishëm për skuadrën e Mauricio Pochettinos, teksa dëshira e tij është të qëndrojë për t’u bërë në të ardhmen kapiteni i ekipit londinez.
Gjithsesi, drejtuesit e klubit janë gati të nisin bisedimet për shitjen e tij nëse vjen oferta e duhur gjatë merkatos dimërore.
Gallagher është një produkt i akademisë së Chelseat, ndërkohë që numëron edhe 11 ndeshje me kombëtaren angleze.
Disa klube të Premier League janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit, e ardhmja e të cilit do të qartësohet në ditët e ardhshme. /Supersport
Top Channel