
23/02 22:38
Klubi i Besiktas është në kërkim të një trajneri të ri, pas angazhimit të Burak Yilmazit si trajner i përkohshëm.
Siç raportohet nga mediet spanjolle klubi turk, përveç Ole Gunnar Solskaer, ka pasur kontakte fillimisht me Quique Setien dhe më pas me Ernesto Valverde, kontrata e të cilit me Athletic Bilbao skadon në qershor, të dy ish-trajnerë të Barcelonës.
Ende nuk është e qartë se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Besiktas, por synimet janë të qarta, me klubin turk që kërkon një profil me eksperiencë në elitën e Europës.
Top Channel