Fundjavë makthi në Serinë A, dëmtohen plot 14 futbollistë

25/12/2023 13:13

Java e 17 ka qenë një makth për shumë trajnerë të Serisë A, pasi plot 14 futbollistë kanë mbetur të dëmtuar, një numër ky vërtetë mjaft i lartë.

Gjithçka nisi nga dëmtimi i Luis Albertos dhe Immobiles në Empoli-Lazio, për të vijuar me Thorstvedt në Sassuolo-Genoa dhe Dia, Kjaer e Tomori në Salernitana-Milan.

Të dëmtuar gjjthashtu fundjavën e kaluar mbetën edhe Beltran i Fiorentinës, Lirola e Baez te Frosinone, Locatelli e Alex Sandro te Juventusi, Ndoye te Bologna dhe Nathan e Lobotka te Napoli.

Natyrisht shumica e shohin shkakun te terrenet e ndeshjeve në Itali, ku shumë stadiume lënë për të dëshiruar, megjithatë drejtohet gishti edhe nga përgatitja atletike.

Milani i Piolit është nga më të prekurit nga dëmtimet jo vetëm këtë fundjavë, por në tërësi gjatë sezonit dhe sigurisht që disa pikëpyetje janë hedhur tashmë edhe mbi cilësinë e përgatitjes së futbollistëve, gjatë verës, por edhe në vijimësi gjatë sezonit. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA