“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Një person rreth 35 vjeç është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras.
35-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia e Kurbinit ndodhet në vendngjarje. Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen.
Rreth një orë më parë, një person u plagos me thikë në qytetin e Shëngjinit një person ende i paidentifikuar.
Gazetarja Brixhilda Deda raporton se i plagosuri është paraqitur vetë pranë spitalit të Lezhës, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit mes disa personave, ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i të plagosurit.
Top Channel