23/12 21:18
Jurgen Klopp kërkon ndryshime në kalendarin e ngjeshur të Premier League, që “merr zjarr” në periudhën e bukur të festave.
Tifozët i shijojnë duelet intensive, por sa shumë vështirësi në përgatitjen e tyre.
“Në dhjetë ditët e fundit, mbi dy orë stërvitje të vërteta! Duhen ndryshime, përndryshe nuk do e përballojmë dot më”.
The Reds luajnë në Burnley për “boxing day”, e teta ndeshje në muajin dhjetor, që bëhen nëntë mbrëmjen e parë të 2024. “Anfield” pret Liverpool-Newcastle.
Kundër kalendarit edhe kapiteni Van Dijk: “Realisht është sforcim i madh, mental, por sidomos fizik”.
Top Channel