Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother 17/12 22:02
Mbyllet në barazim pa gola Gjilani-Ballkani, sfida e prapambetur e javës së 13-të në Superligën e Kosovës.
Edhe pse të dyja skuadrat krijuan raste, asnjëra prej tyre nuk arriti të realizonte.
Në fund barazim 0-0, me Gjilanin që iu gëzua më shumë pikë së marrë. Ballkani regjistroi ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në kampionatin dardan.
Gjithsesi, kampionët në fuqi të Kosovës kryesojnë me 40 pikë pas javës së 18-të. Teksa ndiqen nga Llapi dhe Drita me nga 34 pikë.
Vendi i tretë nga fundi për Gjilanin, që u rikthye të merrte pikë pas dy humbjeve me Dritën dhe Dukagjinin. /Supersport

Top Channel