Joselu nuk po bind, Reali gati kontratën për ish-sulmuesin e Interit

24/12/2023 22:31

Mauro Icardi është gati t’i japë lamtumirën Galatasaray-t një vit e gjysmë pas mbërritjes së tij në Turqi.

Shumë skuadra janë të interesuara për argjentinasin, që tashmë ka shënuar 7 gola në 26 ndeshje të ligës, e mes tyre është edhe Reali i Carlo Ancelottit.

Klubi “merengues” po vuan shumë dëmtimet dhe është në kërkim të një sulmuesi për ta alternuar me Bellinghamin në rotacionet sulmuese, duke pasur parasysh vështirësitë që po has Joselu.

Sipas medias spanjolle, Reali ka përgatitur tashmë një kontratë me vlerë 8 milionë euro në sezon, plus bonuse, për argjentinasin, i cili do të zbarkonte në kryeqytetin spanjoll në formën e huazimit me të drejtë blerjeje nga “Los Blancos”.​/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA