Dëmtim i rëndë, Tomori bën me “dhimbje koke” Piolin

24/12/2023 17:35

Milan barazoi në sfidën e fundit të Serie A përballë Salernitanës me shifrat 2-2 duke humbur disi terren me dyshen e kreut Juventus dhe Inter.

Por, përveç dy pikëve të lëna, kuqezinjtë dolën edhe me një problem më tepër duke qenë se u dëmtua Fikayo Tomori që në atë ndeshje shënoi edhe një gol për Milanin.

Mbrojtësi la fushën e lojës në minutën e 65, ndërsa analizat më të detajuara bëjnë të ditur se anglezi rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për një muaj. Tomori vuan një problem në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, një dëmtim që kërkon kohë të konsiderueshme për t’u rikuperuar.

Në këtë formë, shtohen telashet për trajnerin Stefano Pioli i cili duhet të bëjë pa mbrojtësin titullar, ndërsa vlen të theksohet se aktualisht, Milani nuk ka në dispozicion as Kalula dhe Thiaw po për arsye dëmtimi. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA