24/11 21:11
Prej më shumë se katër muajsh, pra që kur u transferua te Bayerni i Mynihut, Harry Kane është akomoduar në një hotel luksoz që kushtonte 10 mijë euro nata, por tashmë ish-sulmuesi i Tottenhamit është zhvendosur në një banesë të re.
Sulmuesi anglez me anë të një postimi në Instagram ka dashur të falënderojë dhe të përshëndesë të gjithë punonjësit e hotelit që e kanë pritur në Gjermani për këto muajt e fundit të vitit.
Sipas asaj që raporton BILD, Kane tani ka gjetur një shtëpi të re dhe duhet t’i paguajë hotelit rreth një milion e dyqind mijë euro, shumë e shpenzuar për të jetuar në hotelin luksoz muajt e fundit./ Super Sport
Top Channel