Shpellat e mistershme të ‘Burrave të mëdhenj’ në Kinë, dëshmi e kulturës dhe të shkuarës madhështore

23/12/2023 21:45

Shpellat dhe vrimat e atyre që njihen si “Burrat e Mëdhenj” në lumin Ji në Kinë, përfaqësojnë majën e punimit e gdhendjes së gurit në zonat e Kinës së sotme, si dhe misterin e teknikave të përdorura nga paraardhësit tanë.

Vendi i shpallur trashëgimi i e UNESCO besohet se i përket dinastive veriore kineze Wei e Tang që kanë sunduar në vitet 500-600 dhe i kushtohet besimit e zotave budistë.

Shpellat e pabesueshme të punuara në gur gjenden të të dyja anët e lumit Ji në jug të kryeqytetit të lashtë Luoiang, në provicën Henan.

Më shumë se 2,300 dhoma ose hapje janë gërmuar në fasadën e gurin granit në një gjatësi rreth 1km. Brenda tyre gjenden rreth 110,000 statuja të mistershme guri, vendvarrime dhe mbishkrime të lashta që ende nuk janë shpjeguar saktësisht nga studiuesit.

Ana perëndimore përfshin shpellat impresionuese Guyangdong dhe Tre Shpellat Binyang me skulpturat e figurat gjigante të Budës. Ndërsa shpella Iaofangdong Cave përmban 140 mbishkrime që besohet se janë dije per kura e shërime ose mirëqenie të përgjithshme trupore.

Studiuesit thonë se për realizimin e tyre janë dashur më shumë se 100 vjet dhe në to reflektohet ndryshimi i stileve të punimit.

Impjanti i shpellave misterioze ka marrë mbrojtje kombëtare nga agjencitë shtetërore dhe vetëm një numër i caktuar turistësh lejohen në to.

FOTO GALERI
3/8
Më shumë se 2,300 dhoma ose hapje janë gërmuar në fasadën e gurin granit në një gjatësi rreth 1km.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA