Në gjysmëfinalen e Dancing With The Stars gara është fortë dhe konkurrenti Eni Shehu mendon se do të kalojë në finale.

Eni tha se ndryshe nga sa i thonë se është favorizuar nga juria, sipas tij ai është më i kritikuari. Ai  madje tregoi edhe thashethemin më të çuditshëm për veten që ka dëgjuar ndonjëherë.

“Thonë lart e poshtë që un jam favorizuar, por në kam pasur kritikat me të mëdha, s’ka qenë dëshira jonë për tu marrë me diskutime e personazhe të tjerë. Unë nuk kam nisur asgjë asnjëherë. Brenda konkurrentëve thanë që natën pa eleminime e shpikën për Eni Shehun.

Nëse ka një arsye të fortë pse jemi në gjysmë finale është merita jote (i drejtohet Odetës) që më ke tërhequr që të mos më rrëmbejë situata e ndodhur. Ka pasur momente që jam dorëzuar duke parë që në një moment mund të jesh shumë lart, e në kërcimin tjetër mund të zhdukesh. Dua të jem finalist se kam punuar për këtë.”-tha Eni Shehu.

Top Channel