Po transportonte pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, procedohet penalisht 34-vjeçari
21/12/2023 17:20
34-vjeçari me iniciale N. A., është nën hetim në gjendje të lirë pasi u kap duke transportuar pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, të cilat do t’i shiste me pakicë dhe pa fatura në Sarandë.
Policia ka sekuestruar 328 pajisje me vlerë rreth 1 500 000 lekë dhe automjetin me të cilin po transportoheshin.
Autori po i dërgonte pajisjet nga Tirana në Sarandë, e pas kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky 34-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën pa fatura shoqëruese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel