“Nuk dimë as kush është prokurori”, familja e Liridona Ademajt kërkon informacion për hetimin

20/12/2023 18:42

Familja e 30-vjeçares Liridona Ademaj, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Prishtinë, i kanë bërë kërkesë Prokurorisë për takim për t’u informuar rreth ngjarjes.

Sipas vëllait të viktimës, nuk kanë asnjë informacion se kush është prokurori i rastit dhe se janë informuar vetëm përmes raportimeve në media.

“Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ai kërkon informacion, si një e drejtë që garantohet ligjërisht.

Katër persona po hetohen për vrasjen e Liridona Ademajt, mes tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA