Tempulli i zhdukur hindu zbulohet i fundosur nga përmbytjet katastrofike të 200 vjetëve më parë në Indi

19/12/2023 17:38

Një tempull i lashtë Hindu i fundosur nga përmbytjet e 200 viteve më parë në Indi, është rishfaqur pas rënies së nivelit të ujrave që i zbuluan majat e kupolave.

Monumenti 500-vjeçar kushtuar zotit Vishnu, më parë qëndronte krenar në brigjet e lumit Mahanadi në lindje të Indisë, dhe kishte qenë një vend i adhuruar lutjeje nga banorët e rajonit, shkruan rrjeti Daily Mail.

Por sipas ekspertëve, pas përmbytjeve të vitit 1800 lumi ndryshoi kursin e tij dhe detyroi largimin e fshatarëve prej vërshimeve të ujit.

Vendndodhja e tij ishte e humbur për shumë gjenerata dhe kërkimet e ekspertëve nuk dhanë rezultat.

Por çuditërisht majat e kullave të tij janë parë në ujin e lumit Mahanadi.

Eksperti vendas Anil Dhir, thotë se grupi i tij ka dokumentuar disa tempuj të zhdukur në mënyrë të mistershme në luginën e lumit Mahanadi.

“Dikur rreth viteve 1830 deri në 1850, pas përmbytjeve të rënda, lumi ndryshoi kurs dhe përfshiu fshatrat. Banesat u braktisën dhe u dëmtuan por tempulli mbeti i paprekur.”

“Ekzistenca e tij njihej dhe është e regjistruar, teksa çdo verë maja e tij mund të duket deri në 1 metër mbi sipërfaqe”.

Në imazhet e mbledhura shihet në ujë amalaka – disku i gurtë mbi kullën kryesore të tempullit Hindu.

Arkeologët thonë se struktura ishte të paktën 20 metra e lartë dhe shumica e saj është ende në kushte të paprekura nën ujë.

“Është në gjendje të mirë, ashtu dhe si tempuj të tjerë të fundosur në  Odisha”, thotë Anil.

‘Tempujt ndërtoheshin në kthesat e lumenjve dhe erozioni e përmbytjet kanë shkatërruar shumë prej tyre”.

Në Odisha është ndërtuar tashmë një nga digat më të mëdha pas pavarësisë së Indisë, dhe kjo bëri që lumi Mahanadi të formojë rezervuarin 40 km të gjatë Hirakud.

Rezevuari tashme mbulon zonën e banuar që dikur njihej si Padmapur, një nga rajonet më të vjetra e më të populluara para ndërtimit të digës.

FOTO GALERI
2/5
Vendndodhja e tij ishte e humbur për shumë gjenerata dhe kërkimet e ekspertëve nuk dhanë rezultat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA